Grupi palestinez i rezistencës Hamas liroi pengun izraelito-amerikan Edan Alexander në Gaza sot në mbrëmje.
Alexander iu dorëzua Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në qytetin jugor Khan Younis, raportoi Kanali 7 izraelit.
Alexander është pengu i fundit i njohur amerikan i mbajtur në Gaza.
Hamasi gati të angazhohet menjëherë në bisedime për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza
Grupi palestinez i rezistencës Hamas tha të hënën se është gati të angazhohet menjëherë në negociata për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Rripin e Gazës.
"Hamasi është gati t’i fillojë menjëherë negociatat për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për një armëpushim të qëndrueshëm, tërheqjen e ushtrisë pushtuese, fundin e rrethimit, shkëmbimin e të burgosurve dhe rindërtimin e Rripit të Gazës", thanë ata në një deklaratë.