Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha të hënën se ka hapa praktikë që duhen ndërmarrë pas vendimit për shpërbërjen e grupit terrorist PKK dhe se Ankaraja do t'i monitorojë ato nga afër.
Nëse vendimi për shpërbërjen e grupit terrorist PKK “zbatohet sinqerisht, do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë, për të ardhmen tonë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologët e tij sirianë dhe jordanezë në Ankara.
Duke vënë në dukje situatën aktuale në Siri, Fidan tha se parandalimi i shfrytëzimit të organizatave terroriste është "prioriteti ynë".
Ministri i jashtëm turk, duke përmendur praninë e organizatës terroriste YPG/PKK në territoret siriane, tha se fakti që një e treta e territorit sirian është nën pushtimin e grupit terrorist YPG përbën një kërcënim për Sirinë.
Duke vënë në dukje se një grup në nivel shtetëror që përfshin pesë vende në rajon po lufton DAESh-in, ai theksoi rëndësinë e luftimit të grupit terrorist, duke shtuar se në takimin e sotëm u diskutuan gjithashtu hapat konkretë që mund të ndërmerren dhe çfarë mund të bëhet.
Lidhur me agresionin e Izraelit në territoret siriane, Fidan tha se ekspansionizmi i Tel Avivit "ka arritur në një pikë ku kërcënon stabilitetin dhe sigurinë e Sirisë".