17 Prill 2025
Ekipi akrobatik ajror i Forcave Ajrore Turke SOLOTÜRK kreu një fluturim provë në qytetin turk Erzurum, i cili u shpall "Kryeqyteti i Turizmit për vitin 2025".
Para programit zyrtar që do të mbahet më 26 prill në Erzurum, qyteti i cili u shpall "Kryeqyteti i Turizmit për vitin 2025" nga Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik (ECO), ekipi i SOLOTÜRK realizoi fluturim provues.
Qytetarët regjistruan me celularët e tyre akrobacitë e kryera nga piloti SOLOTÜRK.
Shfaqja SOLOTÜRK u ndoq me vëmendje dhe mori duartrokitje nga publiku.