RAJONI
2 minuta leximi
Maqedonia e Veriut dhe Serbia me kontroll të përbashkët në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc
Në prill të këtij viti hyri në fuqi sistemi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në pikën kufitar Hani i Elezit-Bllacë.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia me kontroll të përbashkët në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc
Maqedonia e Veriut dhe Serbia me kontroll të përbashkët në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc / AA
9 Maj 2025

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç dhe Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski nënshkruan të premten një marrëveshje midis qeverive të të dyja vendeve për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në pikat kufitare Preshevë-Tabanoc.

Me këtë rast, Daçiq theksoi se në këto vendkalime po krijohet një proces i ri punës, i cili synon ta thjeshtojë procedurën e kontrollit kufitar, në mënyrë që oficerët e policisë së vendit pritës të autorizohen që, përveç kontrollit kufitar hyrës të vendit të tyre, të kryejnë edhe kontrollin kufitar dalës të vendit fqinj.

Ai shpjegoi se në këtë mënyrë po vendoset i ashtuquajturi sistem "kontrolli me një ndalesë", që do të thotë se kontrolli është në një vend, duke vlerësuar se kjo mënyrë pune do ta thjeshtojë dhe do ta përshpejtojë trafikun, si dhe do t’i shmangë pritjet e panevojshme të pasagjerëve.

Sipas tij, çdo vend rezervon të drejtën për të kontrolluar shtesë disa pasagjerë nëse ka nevojë të merren masa dhe veprime të veçanta ndaj këtyre personave.

Daçiq theksoi se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë midis dy ministrive të brendshme dhe se ai do të vazhdojë edhe përmes segmenteve të tjera, siç është puna e përbashkët gjatë sezonit turistik, duke kujtuar se vitin e kaluar katër oficerë policie qëndruan në Ohër për të kryer patrullime të përbashkëta.

Toshkovski shprehu kënaqësinë e tij për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, e cila është shumë e rëndësishme për lëvizjen më të shpejtë të mallrave dhe pasagjerëve, si dhe shprehu shpresën se sistemi do të vihet zyrtarisht në funksion para fillimit të stinës së verës.

Ai theksoi se forcat policore të të dyja vendeve kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe të vazhdueshëm, i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, në prill të këtij viti hyri në fuqi sistemi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në pikën kufitar Hani i Elezit-Bllacë.

Një sistem i tillë i funksionimit të kufirit është paralajmëruar edhe në pikën kufitare Glloboçicë-Jazhincë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us