Vendimi i organizatës terroriste PKK për t’u shpërbërë dhe për të hedhur armët përfaqëson një hap kyç drejt realizimit të synimit “Türkiye pa terrorizëm”, deklaroi të hënën zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik.
“Vendimi i PKK-së për t’u shpërbërë dhe për të hedhur armët pas thirrjes nga Imrali është një hap i rëndësishëm drejt qëllimit Türkiye pa terrorizëm’,” tha Çelik.
“Nëse vendimi i ri i PKK-së zbatohet tërësisht, përfshirë mbylljen e të gjitha degëve dhe strukturave ilegale, kjo do të përfaqësojë një pikë kthese,” shtoi ai.
Çelik theksoi se procesi “Türkiye pa terrorizëm” do të monitorohet me kujdes në terren nga institucionet shtetërore, dhe për zhvillimet do të informohet drejtpërdrejt presidenti Recep Tayyip Erdoğan.