RAJONI
1 minuta leximi
Nga 1 maji hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës
Me rikthimin e kësaj marrëveshjeje, udhëtarët e të dyja vendeve nuk do t'u nënshtrohen më kontrolleve kufitare në hyrje dhe dalje mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin.
Nga 1 maji hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës
Nga 1 maji hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës / AA
28 Prill 2025

Nga data 1 maj 2025 do të rikthehet në funksion marrëveshja për lëvizje të lirë të automjeteve, pa ndalesa në kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë, saktësisht pika kufitare Vërmicë-Morinë.

Me rikthimin e kësaj marrëveshjeje, udhëtarët e të dyja vendeve nuk do t'u nënshtrohen më kontrolleve kufitare në hyrje dhe dalje mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin.

Gjatë fundjavës, pika kufitare e Morinës ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh.

Sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Morinës, deri në mesditën e së shtunës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 4.291 shtetas dhe 2.036 mjete.

Në dalje, janë regjistruar gjithsej 3.834 shtetas dhe 1.967 mjete.

Shqipëria është destinacioni kryesor i pushuesve nga Kosova për vite me radhë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us