Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të enjten në mbrëmje emëroi David Zini si kreun e ri të agjencisë së sigurisë Shin Bet të Izraelit, duke sfiduar një vendim të Gjykatës Supreme dhe direktivën e Prokurorit të Përgjithshëm se shkarkimi i shefit aktual Ronen Bar ishte i paligjshëm.
"Kryeministri Benjamin Netanyahu ka emëruar Gjeneral Major David Zini si kreun e ardhshëm të Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit)", tha e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Netanyahut.
Ky veprim vjen pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme se shkarkimi i shefit aktual të Shin Bet, Ronen Bar, ishte i paligjshëm për shkak të konfliktit të interesit të Netanyahut në çështjen "Qatar-Gate", si dhe kundërshtimit të Këshilltarit Ligjor të Qeverisë Gali Baharav-Miara, sipas të përditshmes.