TÜRKİYE
1 minuta leximi
Hungaria vlerëson Erdoğanin për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Istanbul
Kryeministri hungarez, Viktor Orban falënderoi gjithashtu Erdoğanin për tubacionin "Rrjedha Turke" që furnizon Hungarinë me gaz natyror.
Hungaria vlerëson Erdoğanin për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Istanbul
Hungaria vlerëson Erdoğanin për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Istanbul / Reuters
21 Maj 2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban vlerësoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë të javës së kaluar në Istanbul.

Në një fjalim në Budapest gjatë takimit joformal të Organizatës së Shteteve Turke, Orban tha se ishin përpjekjet personale të Erdoğanit që i bënë të mundura këto bisedime historike.

Orban falënderoi Erdoğanin për ndihmën që i dha tubacionit të gazit natyror "Rrjedha Turke" (TurkStream), i cili i siguron Hungarisë gaz natyror në një kohë kur shumica e vendeve evropiane po përballen me krizë energjetike.

Ai gjithashtu falënderoi presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për eksportimin e gazit natyror në vendin e tij nëpërmjet "Rrjedhës Turke".



BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us