Türkiye të premten dënoi ashpër shkatërrimin e Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze në Gaza, i cili ishte ndërtuar nga Türkiye dhe operohej nga autoritetet lokale si një qendër trajtimi për kancerin.
"Ne dënojmë shkatërrimin e Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze nga Izraeli," thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.
Ministria e përshkroi sulmin si pjesë e një politike më të gjerë për ta bërë Gazën të pabanueshme.
"Goditja e qëllimshme e një spitali që ofron shërbime shëndetësore për civilët në Gaza është pjesë e politikës së Izraelit për ta bërë Gazën të pabanueshme dhe për ta detyruar popullin palestinez të shpërngulet."
Ministria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë masa konkrete dhe parandaluese kundër veprimeve të Izraelit.
"Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa të vendosur dhe efektivë kundër sulmeve të paligjshme të Izraelit dhe terrorizmit të tij sistematik shtetëror", thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, deklarata mbante përgjegjës liderët izraelitë për mizoritë e vazhdueshme në Palestinë.
"Të gjithë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Palestinë, veçanërisht (Kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu, herët a vonë do të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit ndërkombëtar", thuhej në deklaratë.