BOTA
1 minuta leximi
Grupi jemenas Houthi godet me raketë Aeroportin "Ben Gurion" në Tel Aviv
Televizioni shtetëror KAN raportoi se aeroporti është goditur dhe aktualisht është mbyllur për nisje dhe ulje të fluturimeve si pasojë e sulmit.
Grupi jemenas Houthi godet me raketë Aeroportin "Ben Gurion" në Tel Aviv
Grupi jemenas Houthi godet me raketë Aeroportin "Ben Gurion" në Tel Aviv / AA
4 Maj 2025

Grupi jemenas Houthi ka sulmuar me raketë Aeroportin “Ben Gurion” në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv.

Ushtria izraelite bëri të ditur se një raketë ka rënë në pjesën qendrore të Izraelit.

Sipas një deklarate të ushtrisë, pas aktivizimit të sirenave në disa rajone të vendit, janë ndërmarrë përpjekje për të ndaluar raketën e lëshuar nga Jemeni, por një shpërthim është regjistruar në zonën e Aeroportit “Ben Gurion”.

Televizioni shtetëror KAN raportoi gjithashtu se aeroporti është goditur dhe aktualisht është mbyllur për nisje dhe ulje të fluturimeve si pasojë e sulmit.

Grupi Houthi nga Jemeni herë pas here e ka në shënjestër Izraelin me raketa dhe dronë, si reagim ndaj sulmeve në Gaza që kanë shkaktuar mbi 52 mijë viktima.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us