RAJONI
1 minuta leximi
Vuçiq ndërpret vizitën në ShBA, shkak gjendja shëndetësore
Pasi është kontrolluar nga mjekët, Vuçiq ka vendosur të kthehet në Serbi.
Vuçiq ndërpret vizitën në ShBA, shkak gjendja shëndetësore
Vuçiq ndërpret vizitën në ShBA, shkak gjendja shëndetësore / AA
3 Maj 2025

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përkeqësuar papritur gjendja shëndetësore gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas çka ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas kontrolleve ka vendosur të kthehet në Serbi. Ai tashmë është në rrugë për në Beograd, raportuan të shtunën mediet serbe.

Për shkak të kësaj gjendjeje, presidenti serb nuk ka mundur të marrë pjesë në ngjarjet kryesore për të cilat kishte shkruar në Amerikë, njoftoi të shtunën agjencia Tanjug.

Sipas informacioneve të Tanjugut, Vuçiq është ndier keq në orët e para të pasdites, sipas kohës lokale.

Në atë moment, në dhomë me Vuçiqin – duke u përgatitur për takimet e radhës, pasi kishte përfunduar takimin me kongresisten Klaudia Teni, Rod Bllagojeviqin dhe sipërmarrës serbë nga Amerika – ishin ministri i Financave, Siniša Mali, dhe këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviq.

Për gjendjen e shëndetit të tij, kabineti i presidentit serb tha se do ta njoftojë opinionin gjatë ditëve në vijim.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us