Në shkollat e Fondacionit Turk Maarif (TMV) në Tetovë të Maqedonisë së Veriut u mbajt "Panairi i Shkencës Maarif 2025".
"Panairi i Shkencës Maarif 2025" i mbajtur në Shkollat Ndërkombëtare Maarif në Tetovë u bë vendi pritës për ide të shumta.
Në hapjen e panairit morën pjesë përfaqësuesi i TMV-së për Maqedoninë e Veriut, Osman Demirgül, këshilltari i arsimit në Ambasadën Turke në Shkup, Ali Rıza Altunel, rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Lütfi Sunar dhe studentë.
Në panairin e mbajtur në kampusin e shkollës morën pjesë 400 nxënës nga qytetet e Tetovës, Shkupit, Strugës, Gostivarit, Velesit, Ohrit, Dibrës, Strumicës, Manastirit dhe Kumanovës.
Në panair u paraqitën 230 projekte të realizuara nga studentët me mbështetjen e 80 konsulentëve të projekteve, ndërsa të rinjtë gjetën gjithashtu mundësinë të kryenin eksperimente të ndryshme.
Në kuadër të panairit, vizitorëve iu prezantuan shumë projekte, nga matematika te kimia, nga biologjia te kodimi robotik.