Ministri i Jashtëm i Omanit tha se raundi i fundit i negociatave indirekte mes Iranit dhe ShBA-së ka përfunduar në Romë.
Raundi i pestë i bisedimeve indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përfundoi të premten në Romë me “disa, por pa përparim përfundimtar”, sipas ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Albusaidi, vendi i të cilit po ndërmjetëson këto bisedime.
Në një deklaratë në rrjetin X, Albusaidi tha: “Shpresojmë të qartësojmë çështjet e mbetura në ditët në vijim për të ecur përpara drejt qëllimit tonë të përbashkët për një marrëveshje të qëndrueshme dhe të ndershme.”
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi pikat konkrete të diskutimit apo natyrën e përparimit të arritur.
Irani dhe ShBA-ja rifilluan diplomacinë bërthamore muajin e kaluar, me Omanin në rolin e ndërmjetësit.