LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Familjet e pengjeve izraelite: Plani për sulm në Gaza nënkupton heqje dorë nga pengjet
Në deklaratën ku shënjestrohet qeveria e Netanyahut thuhet se "(me miratimin e planit të sulmit) Qeveria pranoi këtë mëngjes se zgjodhi territoret në vend të pengjeve".
Familjet e pengjeve izraelite: Plani për sulm në Gaza nënkupton heqje dorë nga pengjet
Familjet e pengjeve izraelite: Plani për sulm në Gaza nënkupton heqje dorë nga pengjet / AA
5 Maj 2025

Familjet e pengjeve izraelite thanë se miratimi i planit nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu për zgjerimin e sulmeve në Gaza nënkupton heqje dorë nga pengjet izraelite të mbajtur nga Hamasi.

Familjet e pengjeve izraelite në një deklaratë me shkrim reaguan ndaj planit që u miratua nga kabineti izraelit i sigurisë për zgjerimin e sulmeve në Gaza.

Theksohet se plani në fjalë nënkupton heqje dorë nga pengjet izraelite në Gaza.

Në deklaratën ku shënjestrohet qeveria e Netanyahut thuhet se "(me miratimin e planit të sulmit) Qeveria pranoi këtë mëngjes se zgjodhi territoret në vend të pengjeve".

Kabineti izraelit i sigurisë miratoi planin e ushtrisë për zgjerimin e sulmeve tokësore në Gaza.

Në planin në fjalë përfshihet pushtimi i më shumë territoreve në Gaza dhe zgjerimi i "zonave tampon".

Gjithashtu plani përfshin që ushtria izraelite të mos tërhiqet nga territoret e pushtuara dhe që palestinezët të zhvendosen me forcë në jug të Gazës.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us