BOTA
2 minuta leximi
Këshilli i Europës i bën thirrje Greqisë t'i ndalojë shtytjet e migrantëve
Komisari për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësim për shkeljet e vazhdueshme në kufijtë tokësorë dhe detarë
Këshilli i Europës i bën thirrje Greqisë t'i ndalojë shtytjet e migrantëve
Këshilli i Europës i bën thirrje Greqisë t'i ndalojë shtytjet e migrantëve / AA
6 Maj 2025

Këshilli i Europës i bëri thirrje të martën Greqisë t'i ndalojë shtytjet e migrantëve dhe të sigurojë përgjegjshmëri për shkeljet e të drejtave të njeriut në kufijtë e saj.

Në një memorandum të publikuar pas një vizite në Greqi, Komisari për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës, Michael O’Flaherty, shprehu shqetësim për raportet e vazhdueshme për shtytje të migrantëve si në kufijtë tokësorë ashtu edhe në ata detarë.

Ai përmendi gjithashtu akuza për përdorim të panevojshëm ose të tepruar të forcës dhe dhunë seksuale nga forcat e rendit gjatë këtyre operacioneve.

O’Flaherty paralajmëroi se kthimi i migrantëve pa procedura të duhura individuale të identifikimit i ekspozon ata ndaj abuzimeve me të drejtat e njeriut dhe mund të çojë në shkelje të ligjeve detyruese europiane dhe ndërkombëtare.

“Nga ana e tij, ai rekomandon një qasje me tolerancë zero ndaj kthimeve të përmbledhura dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut, duke siguruar që akuzat për praktika të tilla të hetohen menjëherë, në mënyrë të paanshme, të plotë dhe efektive dhe që të gjitha personat që i nënshtrohen operacioneve të kontrollit kufitar të kenë qasje të mjaftueshme në procedura individuale për t'i paraqitur nevojat për mbrojtje, si dhe në mjete juridike efektive,” thuhet në memorandum.

Komisari ngriti gjithashtu shqetësime për mangësitë e vazhdueshme në garantimin e përgjegjshmërisë për abuzimet në kufi.

“Edhe pse janë ndërmarrë hapa për ta forcuar përgjegjshmërinë, vazhdojnë të ekzistojnë probleme në realizimin e hetimeve efektive, siç dëshmohet edhe nga vendimet e fundit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut,” tha ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us