Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pas takimit me homologun e tij kroat, Zoran Millanoviq, ka deklaruar se Kroacia, pavarësisht se është anëtare e Bashkimit Evropian (BE), ajo i kupton nevojat e rajonit të Ballkanit Perëndimor
Siljanovska-Davkova i vlerësoi tradicionalisht miqësore marrëdhëniet me Kroacinë, të cilat sipas saj, vazhdojnë të zhvillohen. Ajo gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Kroacisë ndaj Maqedonisë së Veriut, duke përmendur se vendi i saj, së bashku me Shqipërinë, hapëroi drejt BE-së në vitin 2020 gjatë presidencës së Kroacisë me bllokun evropian.
"Marrëdhëniet në të gjitha sferat po ecin përpara, sigurisht që ato mund të zhvillohen, se Kroacia, pavarësisht se është anëtare e Bashkimit Evropian, ka një mirëkuptim të nevojave rajonale, ka një mirëkuptim për Ballkanin Perëndimor. Presidenti ka përsëritur shumë herë se ne në aspektin gjeografik, kulturor dhe historik jemi pjesë e Evropës", tha Siljanovska-Davkova, duke theksuar se Maqedonia e Veriut duhet të anëtarësohet në BE edhe "politikisht".
Duke iu referuar vetos së vendosur nga Sofja ndaj anëtarësimit të Shkupit në BE, Siljanovska-Davkova tha se vetoja nuk është një instrument miqësor dhe theksoi se pret mirëkuptim për këtë çështje.
"Vetoja nuk është një instrument miqësor, pres mirëkuptim. Sigurisht, ne duhet të vazhdojmë përpara me agjendën shtetërore, sepse legjitimiteti ynë vjen nga qytetarët. Kur e them këtë, dua të them për t'u zhvilluar në ekonomi, kulturë, arsim dhe shkencë", tha Siljanovska-Davkova.
Millanoviq: "Mos u bëni viktimë e asnjë lloj detyrimi kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE"
Millanoviq, nga ana e tij, tha se vendi duhet të ndihmohet për ta tejkaluar çështjen e vetos. Ai theksoi se çështja e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duhet të trajtohet si një "problem" i vendit dhe jo si "gabim".
"Ju po merrni shumë këshilla nga fqinjët, nga diplomacia ndërkombëtare, nga BE-ja dhe jo të gjitha këto këshilla janë të zgjuara për ju, as të dobishme. Ju jeni ato që do të vendosni çfarë është e rëndësishme për ju. Vetëm mos u bëni viktimë e asnjë lloj detyrimi kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE", tha Milanoviq.
Presidenti kroat gjithashtu tha se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe si e tillë është e sigurt brenda kornizës së ofruar nga NATO, gjë që siç tha ai, është e "mirë dhe ia vlen".
Sot, Millanoviq qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u prit me nderime më të larta shtetërore nga presidentja Siljanovska-Davkova.
Bullgaria në nëntor të vitit 2020 vendosi veto ndaj kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, për shkak të kontestit rreth historisë, gjuhës si dhe kërkesës për të drejtat e komunitetit bullgar në vend.