LUFTA NË GAZA
3 minuta leximi
Amnesty i bën thirrje Izraelit të “heqë menjëherë dorë” nga planet për ta aneksuar Gazën
“Planet tregojnë shpërfilljen e plotë të Izraelit ndaj së drejtës ndërkombëtare”, thotë një zyrtare e Amnesty International.
Amnesty i bën thirrje Izraelit të “heqë menjëherë dorë” nga planet për ta aneksuar Gazën
Amnesty i bën thirrje Izraelit të “heqë menjëherë dorë” nga planet për ta aneksuar Gazën / AP
një ditë më parë

Amnesty International i bëri të mërkurën thirrje Izraelit që të heqë menjëherë dorë nga çdo plan për ta aneksuar Rripin e Gazës apo për të zhvendosur me forcë popullsinë palestineze.

“Pas vendosjes së një rrethimi të plotë dy-mujor ndaj Gazës, qëllimet e shpallura të Izraelit për ta zgjeruar ofensivën tashmë shkatërruese ushtarake dhe për ta thelluar më tej pushtimin e paligjshëm të Rripit të Gazës,” tha në një deklaratë Erika Guevara Rosas, një zyrtare e lartë e Amnesty International.

Organizata paralajmëroi se veprime të tilla do të përbënin shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Të dielën, Kabineti i Sigurisë i Izraelit miratoi një plan për ta zgjeruar luftën në Gaza dhe për të pushtuar më shumë territor brenda enklavës palestineze, duke shtuar frikën për një pushtim të plotë të saj.

“Çdo veprim i Izraelit për të zhvendosur palestinezët drejt jugut të Gazës dhe për t’i mbyllur në të ashtuquajturat ‘zona të mbyllura’, ose për ta vazhduar imponimin e kushteve çnjerëzore të jetesës për t’i detyruar të largohen nga Gaza, do të përbënte krim lufte për zhvendosje apo dëbim të paligjshëm,” tha Amnesty.

Sipas organizatës, nëse këto veprime kryhen si pjesë e një sulmi të gjerë ose sistematik kundër civilëve, ato do të përbënin krime kundër njerëzimit.

“Këto plane tregojnë shpërfilljen e plotë të Izraelit ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe përçmimin ndaj të drejtave të palestinezëve,” tha Rosas.

Ajo shtoi se çdo përpjekje për të politizuar ndihmën humanitare, për ta përdorur atë si mjet shtrëngimi për zhvendosje të detyruar apo për të krijuar zona ndihme diskriminuese, gjithashtu do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe duhet të refuzohet.

Duke i quajtur planet izraelite “të rrezikshme,” Rosas i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare “t’i kundërshtojë pa mëdyshje” këto masa dhe të ushtrojë presion mbi Izraelin që t’i përmbushë detyrimet e tij ligjore dhe të sigurojë qasje të plotë humanitare në Gaza.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 2,4 milionë njerëz në Gaza varen tërësisht nga ndihma humanitare.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbajtur të mbyllura kalimet e Gazës për ushqim, ndihma mjekësore dhe humanitare, duke thelluar krizën tashmë të rëndë humanitare në enklavë.

Më shumë se 52.600 palestinezë janë vrarë në Gaza që kur Izraeli nisi ofensivën e tij në tetor 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi në nëntor urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us