BOTA
1 minuta leximi
Fillon procesi i zgjedhjes së Papës, kardinalët mbajnë meshën para konklavës në Vatikan
Mbledhja me dyer të mbyllura fillon sot brenda Kapelës Sistinë dhe do të përfshijë rreth 135 kardinalë.
Fillon procesi i zgjedhjes së Papës, kardinalët mbajnë meshën para konklavës në Vatikan
Fillon procesi i zgjedhjes së Papës, kardinalët mbajnë meshën para konklavës në Vatikan / Reuters
7 Maj 2025

Procesi i Kishës Katolike për të zgjedhur një Papë të ri ka filluar në Vatikan pas vdekjes së Papa Françeskut, derisa kardinalët u mblodhën për meshën tradicionale para konklavës.

Mbledhja me dyer të mbyllura fillon sot brenda Kapelës Sistinë dhe do të përfshijë rreth 135 kardinalë.

Procesi zgjedhor i mbushur me traditë shekullore vjen pas vdekjes së Papa Françeskut të hënën e Pashkëve, funerali i të cilit u mbajt më 26 prill.

Nuk ka një afat kohor zyrtar për sa kohë mund të zgjasë konklava, megjithëse dy zgjedhjet e mëparshme të Papës, në vitet 2005 dhe 2013, përfunduan brenda dy ditësh.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us