RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Sarajevë
Hapja e ambasadës në Sarajevë konfirmon simbolikisht lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis dy vendeve.
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Sarajevë
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Sarajevë / Igli Hasani / Facebook
21 Maj 2025

Ambasada e Shqipërisë është hapur zyrtarisht në Sarajevë, duke forcuar më tej marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Ambasada shqiptare u hap me një ceremoni të prerjes së shiritit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani dhe ministri i Mbrojtjes i BeH-së, Zukan Helez. 

Në ceremoni, ndër të tjerë, të pranishëm ishin edhe kreu i Delegacionit të BE-së dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në BeH, Luigi Soreca, si dhe shumë personalitete dhe të ftuar të tjerë nga jeta politike, diplomatike dhe publike.

Ministri Asani aktualisht ndodhet për një vizitë zyrtare në BeH dhe më herët zhvilloi një takim dypalësh me shefin e diplomacisë së BeH-së, Elmedin Konakoviq, pas çka u zhvillua një takim i delegacioneve midis dy ministrive.

Gjatë ditës, Hasani u takua edhe me anëtarët e Kolegjiumit të Përbashkët të të dyja Dhomave të Asamblesë Parlamentare të BeH-së, ku diskutuan përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel parlamentar.

Hapja e ambasadës në Sarajevë konfirmon simbolikisht lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis dy vendeve.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us