RAJONI
1 minuta leximi
2,45 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në katër muajt e parë të këtij viti
Për të njëjtën periudhë të vitit 2023, vendi numëroi 1,68 milion turistë, ndërsa në 2024, 2,3 milionë turistë.
2,45 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në katër muajt e parë të këtij viti
2,45 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në katër muajt e parë të këtij viti / ATA
23 Maj 2025

Në vetëm katër muajt e parë në Shqipëri kanë hyrë 2,45 milionë turistë, me 820 mijë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit prill 2025.

Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur sot se kjo rritje është dëshmi e stabilitetit dhe konsolidimit të Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje në Europë.

“820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2,45 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse gjatë këtyre 4 muajve të vitit 2025, një rritje që tregon stabilitet, tregues se Shqipëria ka konsoliduar një pasaportë të udhëtimeve të qëndrueshme, ndërsa vazhdon të jetë surpriza më emocionuese e destinacioneve europiane”, u shpreh Rama.

Për të njëjtën periudhë të vitit 2023, vendi numëroi 1,68 milion turistë, ndërsa në 2024, 2,3 milionë turistë.

Këto zhvillime pasqyrojnë përparimin që vendi ka bërë vitet e fundit në infrastrukturë, promovim ndërkombëtar dhe përmirësim të shërbimeve turistike.

Autoritetet presin që trendi pozitiv të vijojë edhe në sezonin veror, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë kombëtare.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us