RAJONI
1 minuta leximi
Ministri turk i Tregtisë takohet me ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut
"Maqedonia e Veriut është një nga partnerët e rëndësishëm të Türkiyes në Ballkan", tha ministri i Tregtisë i Türkiyes, Ömer Bolat.
Ministri turk i Tregtisë takohet me ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut
Ministri turk i Tregtisë takohet me ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut
5 Maj 2025

Ministri i Tregtisë i Türkiyes, Ömer Bolat, vlerësoi takimin e tij me ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut, Gordana Dimitrieska-Koçovska, duke thënë se gjatë takimit ranë dakord të bashkojnë delegacionet teknike për bashkëpunimin, lehtësimin e tregtisë dhe ndarjen e të dhënave për analizën e riskut.

Ministri Bolat në postimin e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale njoftoi se në Ministrinë e Tregtisë kanë zhvilluar një takim ndërmjet delegacioneve me ministren Koçovska.

Ai theksoi se ranë dakord të rrisin vëllimin e tregtisë dypalëshe. "Gjatë takimit ne ramë dakord të bashkojmë delegacionet teknike mbi bashkëpunimin, lehtësimin e tregtisë dhe ndarjen e të dhënave për analizën e riskut si dhe bëmë deklaratë të re të përbashkët qëllimi mbi bashkëpunimin teknik, zonat e lira dhe tregtinë e ushqimit hallall", tha Bolat.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është një nga partnerët e rëndësishëm të Türkiyes në Ballkan.

"Ashtu si në çdo fushë, ne i kushtojmë rëndësi të madhe forcimit të lidhjeve tona me Maqedoninë e Veriut në fushat ekonomike dhe tregtare. Uroj që takimi ynë në këtë kontekst të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe partneriteteve midis botëve tona të biznesit", tha Bolat.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us