Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" ka hapur dyert për vizitorët në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.
Muzeu në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) është vizituar nga qytetarë të moshave të ndryshme, nxënës dhe studentë.
Duke folur në ceremoninë me rastin e hapjes së muzeut mobil për vizitorët, Ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, falënderoi ata që kontribuan në realizimin e këtij organizimi.
Rektori i IBU-s, prof. dr. Lütfi Sunar, tha se IBU-ja është krenare që pret një ngjarje kaq të rëndësishme.
Drejtuesi i Vendit Historik të Luftërave të Çanakalasë në Gelibolu, Ismail Kaşdemir, gjithashtu falënderoi ata që mbështetën organizimin e një eventi të tillë.
Muzeu mobil përveç se në Shkup, më parë ishte edhe në Tetovë, Qendër Zhupë dhe Ohër.
Përveç Maqedonisë së Veriut, muzeu mobil vizitoi edhe vendet e tjera të Ballkanit si Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Ky muze mobil përmban objekte nga luftërat e Çanakalasë dhe ofron shfaqje digjitale.
Muzeu, i cili u përgatit për ta përcjellë frymën e Çanakalasë te brezat e ardhshëm, përmban fotografi, objekte lufte, artefakte historike të asaj periudhe si dhe shfaqje digjitale.