Mali i Zi është afër një zgjidhjeje në lidhje për vendosjen në funksion të punës shtatëorëshe, konfirmoi kryeministri Milojko Spajiq
"Pas një shqyrtimi të gjerë se si të gjejmë një model që do të kënaqte si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit, mund të konkludojmë se jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me vendosjen e punës shtatëorëshe", shkroi ai në rrjetin X.
Ai deklaroi se që nga fillimi i javës së ardhshme, Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nishiq, do të udhëheqë bisedimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku do të sqarohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.
“Qëllimi është që përmes konsultimeve të gjera të zbatohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës, që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë dhe më shumë kohë për familjet, por edhe punë më efikase dhe produktive”, tha Spajiq.
Pikërisht, siç tha ai, në të njëjtën mënyrë që u zbatuan programet Europe USA 1 dhe Europe USA 2 - me pëlqimin si të punëdhënësve ashtu edhe të sindikatave.
“Hapat konkretë, madje edhe në rastin e reformës së ditës së punës shtatëorëshe, do të ndërmerren ekskluzivisht me mbështetjen e plotë të partnerëve socialë”, tha Spajiq, duke shprehur besimin e tij se ministrja Nishiq, në emër të Qeverisë, do të bëjë gjithçka për të arritur një marrëveshje në afatin optimal kohor, me qëllim përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe forcimin e pozicionit të të gjithë punonjësve në Mal të Zi.