RAJONI
1 minuta leximi
Rama: Nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë
Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe një numër i lartë shtetasish italianë.
Rama: Nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë
Rama: Nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë / Facebook: Edi Rama
18 Maj 2025

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi sot se marrëveshja e pensioneve me Italinë nis zbatimin nga 1 qershori 2025.

Kryeministri tha se homologia e tij italiane Georgia Meloni e solli dokumentin final në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

“Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe një numër i lartë shtetasish italianë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us