Gjykata e Bosnjës e Hercegovinës ka paraqitur kërkesë për rishikim të vendimit për refuzimin e kërkesës për lëshimin e urdhërarrestit të Interpolit për Millorad Dodikun dhe Nenad Stevandiqin.
Gjykata konfirmoi se kërkesa për shqyrtim është dërguar përmes zyrës së NCB Interpol dhe se të gjitha informacionet e tjera konsiderohen konfidenciale, raporton agjencia Fena.
Në fillim të prillit, Interpoli refuzoi një kërkesë për të lëshuar fletarrest për presidentin e të entitetit të Republikës Sërpska Millorad Dodik dhe kreut të Kuvendit Kombëtare të RS-së Nenad Stevandiq.
Kriza politike në Bosnjë e Hercegovinë pasoi pasi Gjykata e BeH-së, në fund të shkurtit, dënoi Presidentin e entitetit të RS-së, Millorad Dodik, me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga mbajtja e detyrës së presidentit të entitetit, për "mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH".
Gjykata e BeH-së dha urdhrin për lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar më 27 mars, kur Dodik ishte në Izrael.