21 Mars 2025
Kombëtarja shqiptare e futbollit mposhtet me rezultat 2:0 nga Anglia, duke nisur me humbje fushatën eliminatore për Botërorin 2026.
Në pjesën e parë kuqezinjtë kanë rezistuar vetëm 19 minuta, duke e çuar Anglinë në avantazh me anë të debutuesit Lewis-Skelly.
Goli i dytë është shënuar në minutën e 77’ nga sulmuesi Harry Kane, i cili vulosi fitoren e Tre Luanëve.
Shqipëria nisi rrugëtimin e saj sonte në Botërorin 2026 përballë Anglisë në stadiumin e Wembley. Ndeshja është e vlefshme për Grupin K në Kualifikueset Europiane.
Në grup me Shqipërinë, përveç Anglisë, janë edhe Serbia, Andorra e Letonia.