Në kryeqytetin e Italisë, Romë, ka filluar raundi i pestë i bisedimeve për programin bërthamor midis Iranit dhe ShBA-së, i pari prej të cilëve u mbajt në Oman.
Palët që zgjodhën Romën për raundin e pestë të negociatave u takuan në rezidencën e Ambasadës së Omanit në Romë, të pritur nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr bin Hamad al-Busaidi.
Delegacioni amerikan ishte i pari që hyri në rezidencë për bisedime, i ndjekur nga delegacioni iranian.
Delegacioni iranian kryesohet nga ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, ndërsa ShBA-ja përfaqësohen nga përfaqësuesi Special i Presidentit, Donald Trump, për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Ndërsa forcat italiane të sigurisë kanë marrë masa të gjera, shumë anëtarë të mediave ndjekin mbërritjen e delegacioneve.
Dy individë protestuan kundër qeverisë së Teheranit rreth rezidencës ku u zhvilluan bisedimet. Ato mbanin postera të Reza Pahlavit, djalit të Shahut, që u rrëzua nga pushteti në Iran në vitin 1979, si dhe pankarta që pretendonin se qeveria aktuale iraniane nuk i përfaqësonte ata.
Palët më parë mbajtën raundin e dytë të bisedimeve më 19 prill në të njëjtën adresë në Romë.