Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi të dielën se të paktën 52.535 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori 2023.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se 40 persona janë vrarë në sulmet izraelite në enklavë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 125 të tjerë janë plagosur, duke e çuar numrin e të plagosurve në sulmet izraelite në 118.491.
“Shumë viktima mbeten ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë tek ato,” thuhet më tej në deklaratë.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet ndaj Rripit të Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 2.436 persona dhe ka plagosur 6.450 të tjerë, duke shkelur marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.
Në nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.
Izraeli gjithashtu po përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë.