LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Avionët luftarakë izraelitë sulmojnë aeroportin ushtarak në Siri, shkaktojnë dëme materiale
Izraeli shënjestroi Aeroportin Ushtarak në Hama dhe rrethinat e tij në më shumë se 15 sulme ajrore.
Avionët luftarakë izraelitë sulmojnë aeroportin ushtarak në Siri, shkaktojnë dëme materiale
Avionët luftarakë izraelitë sulmojnë aeroportin ushtarak në Siri, shkaktojnë dëme materiale / AP
4 Prill 2025

Avionët luftarakë izraelitë kanë vënë në shënjestër aeroportin ushtarak në Hama të Sirisë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Kanali në Telegram i qytetit sirian Hama raportoi dje se avionët luftarakë të okupuesit izraelit shënjestruan Aeroportin Ushtarak të Hamas dhe rrethinat e tij me më shumë se 15 sulme ajrore.

Nga atje njoftuan se dëmi ishte i kufizuar në dëme materiale.

Në orët e fundit, ushtria izraelite tha se ajo kreu sulme ajrore duke vënë në shënjestër “aftësitë e mbetura ushtarake në zonat e Hamas dhe bazën ajrore T4 në Homs, si dhe disa infrastruktura ushtarake të tjera në zonën e Damaskut”.

Ushtria izraelite gjithashtu nisi një ofensivë tokësore në Daraa të Sirisë jugore, ku sipas autoriteteve lokale u vranë të paktën nëntë persona.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në muajin dhjetor, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri, duke pushtuar zonën mbrojtëse të çmilitarizuar, një veprim që shkeli marrëveshjen e shkëputjes të vitit 1974 me Sirinë.

Sipas raportimeve, Izraeli përfitoi nga rënia e regjimit duke nisur qindra sulme që shënjestronin objektet dhe asetet ushtarake në të gjithë Sirinë, përfshirë avionët luftarak, sistemet raketore dhe instalimet e mbrojtjes ajrore.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us