6 Maj 2025
Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek ka pritur në takim ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut, Gordana Dimitrieska Koçovska dhe delegacionin shoqërues.
Ministri turk Şimşek postoi në rrjetet sociale lidhur me takimin.
"Ramë dakord të vendosim bashkëpunim të fortë midis Administratave tona të të Ardhurave. Do të përparojmë më tej marrëdhëniet tona dypalëshe duke ndarë përvojat në fusha të tilla si politikat tatimore, dixhitalizimi, pajtueshmëria vullnetare tatimore, auditimi dhe luftimi i krimeve financiare", shkroi ai.