12 Maj 2025
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergej Llavrov.
Fidan dhe Llavrov diskutuan përpjekjet e fundit për të vendosur paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke.
Telefonata vjen në prag të një takimi të palës ruse dhe asaj ukrainase në Istanbul këtë të enjte për bisedimet e para të paqes midis dy vendeve në më shumë se tre vjet.