TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan merr pjesë në takimin virtual të liderëve evropianë për Ukrainën dhe mbrojtjen
Takimi, i dyti i këtij lloji, synon t'i informojë liderët mbi diskutimet e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së lidhur me mbështetjen për Ukrainën dhe mbrojtjen evropiane.
Erdoğan merr pjesë në takimin virtual të liderëve evropianë për Ukrainën dhe mbrojtjen
Erdoğan merr pjesë në takimin virtual të liderëve evropianë për Ukrainën dhe mbrojtjen / AA
21 Mars 2025

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë të premten në një takim virtual të liderëve evropianë.

Erdogan iu bashkua takimit nga Zyra e Dolmabahçes në Istanbul, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve Fahrettin Altun, këshilltari kryesor presidencial për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Akif Çağatay Kılıç, si dhe Omer Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) të Türkiyes.

Ky ishte takimi i dytë i këtij lloji, i cili kishte për qëllim informimin e liderëve mbi diskutimet e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në lidhje me mbështetjen për Ukrainën dhe mbrojtjen evropiane.

Përveç Erdoganit, në takim morën pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, si dhe liderë nga Islanda, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us