2 Maj 2025
Fshati Studime në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë sot përkujton 26 vjetorin e vrasjes së 116 shqiptarëve të pafajshëm nga forcat serbe.
Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur më 2 maj të vitit 1999 kur nga kolona e nisur drejt Shqipërisë u nxorrën qindra njerëz. Brenda dy orëve sipas dëshmitarëve janë pushkatuar 116 civilë.
Në shenjë përkujtimi në fshatin Studime sot do të mbahet një akademi përkujtimore.