BOTA
1 minuta leximi
Gjermani: Friedrich Merz nuk arrin të zgjidhet kancelar në raundin e parë të votimit
Në votimin e fshehtë të mbajtur në Bundestag, Merz mori 310 vota nga 621 deputetë që morën pjesë në raundin e parë të votimit.
Gjermani: Friedrich Merz nuk arrin të zgjidhet kancelar në raundin e parë të votimit
Gjermani: Friedrich Merz nuk arrin të zgjidhet kancelar në raundin e parë të votimit / AA
6 Maj 2025

Kreu i Partisë Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe anëtar i parlamentit në Gjermani, Friedrich Merz nuk u zgjodh kancelar pasi nuk arriti të merrte numrin e kërkuar të votave në raundin e parë të votimit në Bundestag.

Në votimin e fshehtë të mbajtur në parlamentin e kryesuar nga kryetarja e Bundestagut, Julia Klöckner, Merz mori 310 vota nga 621 deputetë që morën pjesë në raundin e parë të votimit.

Ndërkohë që në votim u shënuan 307 vota "kundër", 3 deputetë abstenuan dhe 1 votë u konsiderua e pavlefshme.

Pas njoftimit se Merz nuk arriti të zgjidhet në raundin e parë për kancelar të Gjermanisë pasi nuk siguroi 316 votat e nevojshme për t'u zgjedhur, kryetarja e Parlamentit Klöckner e ndërpreu seancën.

Unioni Kristian (CDU/CSU) dhe Partia Social Demokratike (SPD), të cilat ranë dakord të formojnë qeverinë pas zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme të mbajtura më 23 shkurt, kanë 628 vende në parlament.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us