RAJONI
1 minuta leximi
Presidenti kroat mbërrin për vizitë në Shkup, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja maqedona
Pas pritjes zyrtare, Milanoviq dhe Siljanovska-Davkova do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, pas çka do të vijojë takimi plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate
Presidenti kroat mbërrin për vizitë në Shkup, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja maqedona
Presidenti kroat mbërrin për vizitë në Shkup, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja maqedona / User Upload
7 Maj 2025

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka mbërritur për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni të organizuar në pallatin presidencial Vila Vodno.

Pas pritjes zyrtare, Milanoviq dhe Siljanovska-Davkova do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, pas çka do të vijojë takimi plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate, duke përfunduar me adresimin e presidentëve në një konferencë të përbashkët për media.

Në kuadër të vizitës zyrtare, siç është paralajmëruar, presidenti Milanoviq, i shoqëruar nga presidentja Siljanovska-Davkova, do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Delçevit në Kishën e Shën Spasit në Shkup.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us