Sot në qytetin e Gostivarit u mbajt aktivitet me rastin e 19 Majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut dhe Ditës së Rinisë dhe Sportit.
Në aktivitetin e organizuar nga Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATÜSİTEB) nën patronazhin e Ambasadës së Türkiyes në Shtëpinë e Kulturës të Gostivarit, morën pjesë ambasadori Fatih Ulusoy, politikanë dhe deputetë turq të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe shumë të ftuar.
Në fjalën e tij, ambasadori Ulusoy falënderoi MATÜSİTEB-in për kontributin e tij në organizimin e këtij eventi.
Duke e përkujtuar Mustafa Kemal Ataturkun, themeluesin Republikës së Türkiyes, shokët e tij dhe të gjithë dëshmorët dhe duke i uruar pjesëmarrësit për 19 Majin, Ulusoy tha: “19 Maji është lufta e një kombi që filloi në Çanakala dhe nuk u dorëzua kurrë dhe nuk u shua gjatë Luftës së Parë Botërore pavarësisht të gjitha vështirësive dhe skamjes, si dhe ringjallja e tij kundër përpjekjeve pushtuese të fuqive të mëdha të asaj kohe”.
Kryetari i MATÜSİTEB-it, Tahsin İbrahim, tha se 19 maji 1919 ishte dita kur kombi turk u ngrit kundër robërisë dhe nisi një luftë të gjithanshme për pavarësi dhe të ardhmen.
Si pjesë e programit, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme prezantuan recitale muzikore dhe poezi dhe interpretuan valle popullore.
Ndryshe, 19 Maji, Dita e Përkujtimit të Ataturkut dhe Dita e Rinisë dhe e Sportit është festë zyrtare në Türkiye dhe shënohet me aktivitete të ndryshe.