TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan në Budapest për Samitin e Shteteve Turke
Presidenti Erdoğan në Budapest është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, shefi i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, si dhe Këshilltari Kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Presidentit, Akif Çağatay Kılıç.
Erdoğan në Budapest për Samitin e Shteteve Turke
Erdoğan në Budapest për Samitin e Shteteve Turke / AA
20 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, për të marrë pjesë në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (OTS).

Erdoğan u prit nga ministri hungarez i Ndërtimit dhe Transportit, Janos Lazar, Drejtoresha e Përgjithshme e Protokollit, Anett Varga, Ambasadori i Hungarisë në Ankara, Viktor Matis, Ambasadorja e Türkiyes në Budapest, Gülşen Karanis Ekşioğlu dhe bashkëshorti i saj Ekrem Ekşioğlu, si dhe stafi i ambasadës.

Presidenti Erdoğan në Budapest është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, shefi i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, si dhe Këshilltari Kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Presidentit, Akif Çağatay Kılıç.

Në kuadër të Samitit të Budapestit, që do të mbahet me temën “Pikëtakimi i Lindjes dhe Perëndimit”, pritet që Presidenti Erdoğan të marrë pjesë në Takimin e Këshillit të Krerëve të Shteteve të OTS-së dhe të zhvillojë takime dypalëshe me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe krerë të tjerë të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us