SPORT
1 minuta leximi
Legjenda e futbollit shqiptar merr drejtimin e Milanit
Skuadra e kuqezinjve ka zgjedhur ish-sulmuesin Igli Tare si drejtor sportiv.
Legjenda e futbollit shqiptar merr drejtimin e Milanit
Legjenda e futbollit shqiptar merr drejtimin e Milanit / Reuters
20 Maj 2025

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve, ka njoftuar e media italiane Corriere della Serra. 

Zgjedhja e drejtorit të ri sportiv të Milanit zgjati disa muaj, ku Tare kryesoi ndaj emrave si Andrea Berta, Fabio Paratici dhe Tony D’Amico.

Sipas së përditshmes italiane, firma nuk është hedhur ende, por akordi mes palëve është arritur me një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për t’u zgjatur dhe një vit tjetër.

Ndërkaq, me marrjen e detyrës, shqiptari ka si detyrë sfiduese zgjedhjen e trajnerit të ri. 

BURIMI:ATA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us