TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk: Zbuluam rezervë të re gazi natyror prej 75 miliardë metra kub në Detin e Zi
“Me këtë sasi, do të jemi në gjendje të përmbushim vetëm kërkesën e banesave për afërsisht 3,5 vjet”, thotë Recep Tayyip Erdoğan.
Presidenti turk: Zbuluam rezervë të re gazi natyror prej 75 miliardë metra kub në Detin e Zi
Presidenti turk: Zbuluam rezervë të re gazi natyror prej 75 miliardë metra kub në Detin e Zi / AA
17 Maj 2025

Türkiye ka zbuluar një rezervë të re gazi natyror prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi, njoftoi të shtunën Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

"Kemi zbuluar një rezervë të re gazi natyror prej 75 miliardë metrash kub në terren. Me këtë sasi, do të jemi në gjendje të përmbushim vetëm kërkesën e banesave për afërsisht 3,5 vjet," tha Erdoğan gjatë fjalimit të tij në hapjen e Spitalit të Trajnimit dhe Kërkimit të Terapisë Fizike dhe Rehabilitimit në Istanbul.

"Puna jonë në pusin Goktepe-3 (në Detin e Zi), e cila filloi më 27 mars me anijen tonë të shpimit të gjeneratës së 7-të Abdulhamid Han, përfundoi dje," shtoi ai.

Erdoğan theksoi angazhimin e Ankarasë për pavarësinë energjetike.

 "Ne do të vazhdojmë rrugën tonë pa u ndalur, pa pushuar dhe pa u kushtuar vëmendje kritikave apo pengesave derisa të arrijmë qëllimin tonë për një Türkiye plotësisht të pavarur energjetikisht”.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us