BOTA
1 minuta leximi
Parlamenti i Hungarisë voton për tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Parlamenti i Hungarisë votoi për t’u tërhequr nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Ky hap vjen pas takimit të kryeministrit Orban me Netanyahun në prill, ku ai kritikoi urdhrin për arrestimin e kryeministrit izraelit të lëshuar nga kjo gjykatë.
Parlamenti i Hungarisë voton për tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Parlamenti i Hungarisë voton për tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale / Reuters
20 Maj 2025

Parlamenti hungarez mbështeti të hënën propozimin e qeverisë për tërheqjen e vendit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC). 

“Parlamenti i Hungarisë votoi për t’u tërhequr nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Ky hap vjen pas takimit të kryeministrit Viktor Orban me Benjamin Netanyahun në prill, ku ai kritikoi urdhrin për arrestimin e kryeministrit izraelit të lëshuar nga kjo gjykatë”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, në platformën X.

Vendimi për tërheqje nga ICC u miratua me 134 vota pro, 37 kundër dhe 7 abstenime.

Në postimin e tij, Kovacs tha se më herët kryeministri Orban kishte deklaruar se urdhri për arrestimin e Netanyahut dëshmon se ICC “nuk është gjykatë e pavarur”, por vepron mbi “baza politike”, dhe se ky qëndrim u konfirmua nga vendimi i sotëm parlamentar.

Qeveria e Orbanit njoftoi për daljen nga ICC në fillim të prillit, pas vizitës në Budapest të kryeministrit izraelit Netanyahu, për të cilin ICC kishte lëshuar një urdhërarresti në nëntor 2024 për krime lufte në Gaza.

Hungaria ishte anëtare e ICC për 23 vite.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us