POLITIKË
2 minuta leximi
Zyrtarët iranianë mbërrijnë në Türkiye për bisedimet bërthamore Iran-Evropë
Në takimin që do të mbahet në Konsullatën e Përgjithshme iraniane në Istanbul, do të diskutohet programi bërthamor i Teheranit.
Zyrtarët iranianë mbërrijnë në Türkiye për bisedimet bërthamore Iran-Evropë
Zyrtarët iranianë mbërrijnë në Türkiye për bisedimet bërthamore Iran-Evropë / AA
16 Maj 2025

Në Türkiye kanë mbërritur zv.ministrat e Jashtëm iranianë Majid Takht Ravanchi dhe Kazem Gharibabadi që do ta përfaqësojnë Iranin në takimin për marrëveshjen bërthamore që do të mbahet sot në Istanbul në nivelin e zv.ministrave të jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë palëve evropiane në marrëveshjen bërthamore me Iranin të emërtuar si E3.

Sipas informacionit të siguruar nga gazetari i AA-së, zëvendësministrat e Jashtëm iranianë, Ravanchi dhe Gharibabadi, mbërritën në Istanbul për një takim me diplomatë të nivelit të lartë nga Britania, Franca dhe Gjermania.

Në takimin që do të mbahet në Konsullatën e Përgjithshme iraniane në Istanbul, do të diskutohet programi bërthamor i Teheranit. Një takim midis E3 dhe Iranit ishte planifikuar për 2 maj në Romë, por u anulua pasi negociatat ShBA-Iran u shtynë.

Irani është i shqetësuar se vendet evropiane do të përdorin të ashtuquajturin "mekanizmi i mosmarrëveshjes", i cili mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të OKB-së që u hoqën nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015.

Afati i mekanizmit në fjalë përfundon më 18 tetor. Nëse nuk mund të gjendet zgjidhje në lidhje me programin bërthamor të Iranit, parashikohet që vendet evropiane do të jenë në gjendje ta aktivizojnë mekanizmin para kësaj date.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në një artikull të botuar në gazetën franceze "Le Point" më 11 maj tha se do të kishte pasoja për "keqpërdorimin e mekanizmit shkaktar". "Kjo situatë jo vetëm që mund të nënkuptojë fundin e rolit të Evropës në marrëveshje, por edhe përshkallëzim të tensioneve që mund të bëhen të pakthyeshme", tha ai.

Araghchi u bëri thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë bisedime bërthamore me Iranin.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us