BOTA
2 minuta leximi
Rubio: Ndodhemi në periudhë kritike sa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin
"Trump shpreson që Irani ta shqyrtojë ofertën sepse kjo ofertë nuk do të qëndrojë përgjithmonë në tryezë", tha sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Rubio: Ndodhemi në periudhë kritike sa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin
Rubio: Ndodhemi në periudhë kritike sa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin / Reuters
16 Maj 2025

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio deklaroi se vendi i tij po kalon në një proces kritik në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

Ndërsa ndodhej në Antalya të Türkiyes si pjesë e takimit joformal të ministrave të Jashtëm të NATO-s, Rubio foli për kanalin amerikan "Fox News" mbi çështjet aktuale, siç janë Rusia-Ukraina, negociatat me Iranin për armët bërthamore dhe siguria evropiane.

Duke kujtuar që presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar shpesh se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, Rubio theksoi se ndodhen në një kohë kritike për sa i përket arritjes së një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

Rubio tha se Trump i ka paraqitur një mundësi Iranit me fillimin e negociatave bërthamore.

 "Trump shpreson që Irani ta shqyrtojë ofertën, sepse kjo ofertë nuk do të qëndrojë përgjithmonë në tryezë", tha ai.

"Në fund të fundit, vendimi i takon një personi dhe ai është udhëheqësi suprem i Iranit. Shpresojmë që ai ta zgjedhë rrugën e paqes dhe prosperitetit në vend të një rruge shkatërruese", tha Rubio.

"Paqja në Ukrainë varet nga kontakti i drejtpërdrejt Trump-Putin"

Rubio tha se edhe më parë ka patur takime dhe bisedime për të vendosur paqen në Ukrainë dhe se rruga drejt një armëpushimi dhe paqeje të përhershme është përmes kontaktit të drejtpërdrejt të Trumpit me presidentin rus Vlladimir Putin.

"Nuk do të ndodhë asgjë derisa presidenti Trump të ulet me Putinin dhe të diskutojë për këtë", tha Rubio.

"Anëtarët e NATO-s do t’i rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 për qind"

Rubio tha se deri në Samitin e NATO-s 2025 në qershor, të gjithë anëtarët e NATO-s do të kenë rënë dakord mbi objektivin për të shpenzuar 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtje gjatë dekadës së ardhshme.

Ai shtoi se kjo çështje u diskutua në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe se shumica e vendeve anëtare ishin dakord për rritjen e shpenzimeve të tyre të mbrojtjes.

"Nëse realizohet, ky do të ishte moment historik", tha sekretari amerikan i Shtetit.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us