RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, rritet përdorimi i internetit në celular
Të ardhurat e sipërmarrësve nga komunikimet elektronike në vitin 2024 ishin 39,3 miliardë lekë, duke shënuar rritje me rreth 4 për qind nga viti i kaluar.
Shqipëri, rritet përdorimi i internetit në celular
Shqipëri, rritet përdorimi i internetit në celular / ATA
20 Maj 2025

Tashmë telefonat celularë e kanë ridimensionuar rolin e tyre duke kaluar nga përdorimi tradicional për kryerjen e thirrjeve zanore, drejt ofrimit të aksesit të gjerë në botën virtuale, shfletim informacionesh, transmetim të dhënash, kryerje e thirrjeve audio/video, sms, etj, gjë e cila ka ndikim të drejtpërdrejt në volumin e të dhënave të transmetuara në shërbimet celulare.

Sipas raportit vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike (AKEP) për vitin 2024, numri i pajtimtarëve aktivë që kanë përdorur shërbimin internet celular në fund të vitit 2024, rezultoi të jetë rreth 2,1 milionë pajtimtarë, çka përbën një rritje me rreth 0.42 për qind krahasuar me vitin pararendës.

Të ardhurat e sipërmarrësve nga komunikimet elektronike në vitin 2024 ishin 39,3 miliardë lekë, duke shënuar rritje me rreth 4 për qind nga viti i kaluar.

Nga shërbimet e ofruara nëpërmjet rrjeteve celulare të ardhurat llogariten rreth 28 miliardë lekë duke vijuar të zënë peshën më të madhe me 71 për qind të totalit të të ardhurave, ndërsa të ardhurat nga shërbimet nëpërmjet rrjeteve fikse ishin 11 miliardë lekë, apo 29 për qind e totalit të të ardhurave të tregut të komunikimeve elektronike.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us