RAJONI
2 minuta leximi
Kuvendi i Kosovës në bllokadë, sot tentativa e 11-të për konstituim
Janë bërë gati tre muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të funksionalizohet plotësisht.
Kuvendi i Kosovës në bllokadë, sot tentativa e 11-të për konstituim
Kuvendi i Kosovës në bllokadë, sot tentativa e 11-të për konstituim / AA
5 Maj 2025

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish sot për përpjekjen e njëmbëdhjetë me radhë për ta konstituuar legjislaturën e re. Kjo seancë vjen brenda afatit 48-orësh të përcaktuar nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese që nga viti 2014, pas dështimit të radhës dy ditë më parë.

Ngërçi institucional nisi që në përpjekjet e para për konstituimin e Kuvendit. Më 16 prill, deputetët dhanë betimin, por seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit u shoqërua me bllokada.

Kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit ka dështuar gjashtë herë radhazi, pasi nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 57 vota, katër më pak se shumica e nevojshme. Edhe pse në seancën e fundit emri i saj nuk u propozua, Vetëvendosje duket se nuk ka hequr dorë nga ajo si opsion i parë.

Përkundër përpjekjeve për t'i bindur partitë opozitare, përfshirë edhe një takim mes liderit të LVV-së, Albin Kurti, dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi, nuk është shënuar ndonjë përparim konkret. Përpjekja e LVV-së që votimi për kryeparlamentar të zhvillohet me votim të fshehtë po kundërshtohet nga partitë opozitare, të cilat e konsiderojnë këtë si manovër politike.

Janë bërë gati tre muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të funksionalizohet plot


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us