BOTA
2 minuta leximi
Trump refuzon të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake kundër Grenlandës
Në mars, Kryeministri i zgjedhur i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, u bëri thirrje vendeve evropiane të mbështesin territorin, duke pohuar se ai nuk është në shitje.
Trump refuzon të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake kundër Grenlandës
Trump refuzon të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake kundër Grenlandës / AA
5 Maj 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e përsëriti kërcënimin e tij për përdorimin e forcës ushtarake për të aneksuar Grenlandën të dielën.

"Nuk e përjashtoj," i tha ai NBC-së në një intervistë për Meet the Press që u transmetua të dielën. "Nuk them se do ta bëj, por nuk përjashtoj asgjë."

"Ne kemi shumë nevojë për Grenlandën," tha ai, duke shtuar se territori vetëqeverisës danez ishte i nevojshëm për "sigurinë ndërkombëtare".

"Grenlanda është një numër shumë i vogël njerëzish, për të cilët do të kujdesemi dhe do t'i vlerësojmë, dhe të gjitha këto," tha Trump.

- Interesi i Trumpit për Groenlandën

Që kur u kthye në detyrë në janar, presidenti i ShBA-së ka shprehur vazhdimisht interes për të blerë Grenlandën, pavarësisht refuzimeve të Danimarkës.

Grenlanda ka qenë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës që nga shekulli i 18-të dhe iu dha sundimi vendas në vitin 1979.

E vendosur midis oqeaneve Arktik dhe Atlantik, është e pasur me minerale dhe e vendosur strategjikisht.

Si Danimarka ashtu edhe Grenlanda kanë hedhur poshtë çdo propozim për të shitur territorin. Një anketë e kryer në janar zbuloi se 85% e popullsisë së Grenlandës kundërshton bashkimin me ShBA-në.

Në mars, Kryeministri i zgjedhur i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, u bëri thirrje vendeve evropiane të mbështesin territorin, duke pohuar se ai nuk është në shitje.

"Mbështetuni me ne dhe sqarojeni se Grenlanda nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në shitje. Grenlanda drejtohet nga populli i Grenlandës dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë", tha Nielsen.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us