2 Maj 2025
Foshnja pesëmuajshe Suwar Ashur është vetëm një nga qindra fëmijë të diagnostikuar me kequshqyerje që po trajtohen në Spitalin Nasser në Khan Yunis në Gaza.
Fëmijët në Gaza përballen me probleme serioze të kequshqyerjes, ndërsa kriza humanitare thellohet për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore dhe tokësore izraelite, si dhe kalimeve kufitare të mbyllura.
Për shkak të qasjes së vështirë në ushqimet bazë dhe ndihmën mjekësore, gjendja e fëmijëve po bëhet gjithnjë e më alarmante.
Organizatat humanitare dhe punonjësit e shëndetësisë paralajmërojnë për shkallën në rritje të kequshqyerjes tek fëmijët, veçanërisht tek foshnjat, të cilat janë më të ndjeshme ndaj mungesës së ushqimit dhe kujdesit të duhur.