RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri: Mbërrinë 120.226 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit
Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 54.783, ndjekur më pas nga Gjermania, Greqia. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 28.888 zarfe, Durrësi me 15.418 dhe më pas Fieri me 14.465.
Shqipëri: Mbërrinë 120.226 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit
Shqipëri: Mbërrinë 120.226 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit / ATA
2 Maj 2025

Agjecia Telegrafike Shqiptare (ATSh) njofton se numri i zarfeve me fletët e votimit që kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka mbërritur shifrën prej 120 226.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri sot në orën 09:25, janë 218 638 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara.

Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 54.783, ndjekur më pas nga Gjermania, Greqia. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 28.888 zarfe, Durrësi me 15.418 dhe më pas Fieri me 14 465.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Sipas ATSh-së, vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us