LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Anija humanitare me destinacion Gazën shpëtohet nga Malta pas sulmit me dron
Koalicioni i "Flotiljes së Lirisë" tha se sulmi me dron e la anijen pa energji elektrike, duke shkaktuar "rrezik të madh për t'u fundosur".
Anija humanitare me destinacion Gazën shpëtohet nga Malta pas sulmit me dron
Anija humanitare me destinacion Gazën shpëtohet nga Malta pas sulmit me dron / AA
2 Maj 2025

Një anije e ndihmës humanitare me destinacion Gazën, me 16 persona në bord, e cila mbeti e dëmtuar nga një sulm me dron, është shpëtuar nga forcat malteze.

Siç raporton transmetuesi publik TVM, një rimorkiator me pajisje zjarrfikëse i ofroi ndihmë anijes së "Flotiljes së Lirisë" pasi ajo bëri thirrje emergjente për ndihmë.

Koalicioni i "Flotiljes së Lirisë" tha se sulmi me dron e la anijen pa energji elektrike, duke shkaktuar "rrezik të madh për t'u fundosur".

Qeveria malteze njoftoi se një anije patrullimi e Forcave të Armatosura të Maltës gjithashtu u dërgua në vendngjarje pas një kërkese nga rimorkiatori.

"Rreth orës 02:13 të mëngjesit sipas kohës lokale u konfirmua se të gjithë personat në bord ishin të sigurt, por të gjithë refuzuan të largohen nga anija", tha qeveria malteze, duke shtuar se situata u vu nën kontroll rreth orës 03:45.

Anija, e quajtur "Conscience", akoma është në ujërat ndërkombëtare dhe po monitorohet nga autoritetet.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us