Qindra njerëz u mblodhën në “Place de la Republique” në Paris sot për të protestuar kundër islamofobisë dhe vrasjes së besimtarit mysliman Aboubakar Cisse.
Aboubakar Cisse, 24 vjeç, u godit me thikë për vdekje të premten në Xhaminë Hatice në qytetin La Grand-Combe, rajoni Gard.
Sulmuesi e goditi besimtarin me thikë dhjetëra herë dhe e filmoi sulmin në telefon ndërsa bërtiste me fyerje kundër Islamit.
“Al-Azhar” në një deklaratë denoncoi “incidentin terrorist” të kryer nga një sulmues antiislam. Institucioni i lartë islam paralajmëroi kundër aktiviteteve në rritje të “grupeve të supremacistëve të bardhë” të cilët “përdorin slogane mashtruese si nacionalizmi i bardhë, për t’i justifikuar krimet e tmerrshme kundër myslimanëve”.
Deklarata kërkoi një strategji globale sigurie për të luftuar këtë trend terrorist dhe për t’i mbrojtur jetët e myslimanëve.
Personi i akuzuar për goditjen me thikë është dorëzuar tek autoritetet në Pistoia të Italisë.