Piloti australian i ekipit McLaren, Oscar Piastri fitoi Miami Grand Prix, garën e 6-të të sezonit në kampionatin Botëror në Formula 1.
Gara e përbërë nga 57 xhiro u zhvillua në pistën ndërkombëtare të autodromit të Miamit prej 5.4 kilometrash në Miami.
Piastri arriti fitoren e katërt të sezonit pasi e përfundoi i pari garën me kohën 1 orë e 28 minuta e 51.587 sekonda.
Ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris nga Britania e Madhe u rendit i dyti 4.63 sekonda pas tij dhe piloti britanik i ekipit Mercedes, George Russell u rendit i treti me 37.644 sekonda pas liderit.
Gara e shtatë e sezonit Emilia-Romagna Grand Prix do të mbahet në Itali më 18 maj.
Klasifikimi i pilotëve dhe skuadrave pas Miami Grand Prix janë si më poshtë:
- Pilotët
1. Oscar Piastri (Australi): 131
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 115
3. Max Verstappen (Holandë): 99
4. George Russell (Britani e Madhe): 93
5. Charles Leclerc (Monako): 53
- Ekipet
1. McLaren: 246
2. Mercedes: 141
3. Red Bull: 105
4. Ferrari: 94
5. Williams: 37